Shitje e shpejtë
Fatura të shpejta, kategori të qarta, porosi aktive dhe hapje/mbyllje ndërrimi pa rrëmujë.
Shitje, tavolina, kuzhinë, rezervime, stok, staf dhe financa — krejt në një sistem që punon online dhe si softuer desktop.
Një qendër kontrolli për krejt operacionin.
Shih çka po ndodh edhe kur nuk je në lokal.
Çdo faturë, anulim dhe veprim regjistrohet.
Më pak hamendësim. Më shumë vendime me të dhëna.
MasterPOS e lidh çdo pjesë të punës, prej porosisë së parë deri te raporti final i ditës.
Fatura të shpejta, kategori të qarta, porosi aktive dhe hapje/mbyllje ndërrimi pa rrëmujë.
Menaxho lokacionet, sallat, terasën dhe tavolinat në mënyrë vizuale.
Porositë shkojnë direkt te kuzhina dhe monitorohen sipas statusit.
Gjendja, alarmet, kategoritë dhe lëvizjet e stokut në një panel.
Shih faturat, pazarin, ndërrimet dhe aktivitetin e secilit punëtor.
Ngarko faturën e furnitorit dhe MasterPOS e lexon, e llogarit dhe e regjistron si shpenzim. Kur i njëjti furnitor sjell faturë të re me çmim tjetër, sistemi e krahason ndryshimin dhe tregon sa janë rritur shpenzimet.
Çdo anulim, kthim dhe ndërhyrje regjistrohet. Nëse një përdorues anulon shumë porosi, MasterPOS e sinjalizon si aktivitet të dyshimtë.
Shih në një vend krejt veprimet e sistemit: kush bëri çka, kur e bëri dhe prej cilit rol apo terminal.
MasterPOS funksionon në browser dhe si aplikacion desktop. Biznesi vazhdon të punojë, ndërsa ti e sheh gjendjen në kohë reale.
Pazar total
ADMINISTRATORI shtoi “Birra Peja” në shportë
Fatura #00432 u përfundua — 28.50€
Stoku i “Espresso” ra nën minimum
Kamarieri filloi ndërrimin
Sistemi po monitoron aktivitetin...
Pagesë vetëm një herë për licencën dhe instalimin fillestar. Pas 12 muajve, mirëmbajtja dhe vazhdimi i shërbimit kushtojnë vetëm 100€ në vit.

Asistenti i integruar e ndihmon stafin me udhëzime, procese dhe detyra të zakonshme pa humbur kohë.
Na trego llojin e biznesit dhe ne të kontaktojmë për një prezantim të personalizuar.
Softueri, dizajni, kodi, emri, materialet vizuale dhe funksionet e MasterPOS mbrohen nga të drejtat e autorit dhe ligjet në fuqi. Kopjimi, shpërndarja, modifikimi, shitja, dekompilimi, qasja e paautorizuar ose përdorimi jashtë licencës së dhënë ndalohet. Çdo keqpërdorim, tentim për cenim të sistemit ose përdorim i paautorizuar mund të rezultojë në ndërprerje të licencës dhe ndjekje ligjore. Të dhënat dhe qasjet ruhen sipas autorizimeve të biznesit dhe përgjegjësisë së përdoruesit.